Ayurveda dhe frakturat

Si mund të ndihmojë Ayurveda në shërimin sa më të shpejtë të frakturave?
Aksidentet ndodhin në jetën e çdokujt dhe duke qënë se kockat tona nuk janë aq fleksibël sa pjesët e tjera të trupit, ato priren të konsumohen dhe dëmtohen më shpejt. Rasti më i rëndë janë dëmtimet nga goditja ose përkulja të cilat çojnë në fraktura. Ndërsa Ayurveda ka formuar bazën e të kuptuarit të kujdesit shëndetësor modern për vendosjen e kockave, ajo ka pasur edhe një sërë trukesh të tjera në mëngë. Ayurveda ofron një sërë mënyrash të cilat ndihmojnë në shërimin e shpejtë të frakturës. Në vazhdim do të njiheni me disa nga teknikat që ayurveda aplikon në rast frakturash.

Ayurveda për shërimin e frakturave

Shtrati i thyerjes
Kapatashayana Vidhi ose procedura për të bërë një shtrat të veçantë për pacientin i cili ka fraktura ne kofshë, ije, kyçin e këmbës, shpatulla, shtyllën kurrizore, kafazin e kraharorit dhe rajone të afërta është një këshillë e shkëlqyer në Ayurveda. Në të përdoren kunjat prej druri të cilat ndihmojnë në mobilizimin e zonës së dëmtuar duke i siguruar asaj mbështetjen e nevojshme.

Gjalpë i kulluar (Ghee)
Meqenëse kalciumi dhe energjia e nevojshme janë dy elementët më të rëndësishme për të shëruar plotësisht frakturën, ghee i ofron në mënyrë të shkëlqyer të dyja.

Përgatitja:

Në 1 gotë ujë, zieni 2 lugë ghee, 1 lugë çaji jaggery dhe 1 lugë çaji shafran Indie. Pasi përbërja të jetë ftohur mund ta pini atë. Mund ta persërisni dy herë në ditë.

Qepë
1 lugë shafran Indie përzihet me rretth 1 gram qepë të cilat sëbashku mbështillen me një leckë. Lecka ngrohet me pak vaj susami dhe mbështillet në zonën e lokalizimit të frakturës. Kryerja e saj dy herë në ditë ndihmon në shërimin e kockave.

Farat e qimnonit të zi
Farat e Kalonji ose farat e qimnotit të zi janë të pasura me zink, hekur dhe fosfor, të cilat konsiderohen thelbësore për rritjen e kockave. Aplikimi i vajit të farave të qimnotit të zi është një mënyrë e shkëlqyer për të ndihmuar kockat të rikuperohen shpejt nga fraktura.

Frakturat mund t’u ndodhin njerëzve të çdo moshe, veçanërisht kur forca e kockave zvogëlohet me kalimin e viteve. Megjithatë, ruajtja e kësaj force është shumë e rëndësishme për një jetë më të gjatë dhe më të shëndetshme.

Për tê zbuluar më tepër rreth shërimit Ayurvedic mund të studioni kurset e vëna në dispozicion nga Akademia e Shkencave Vedike https://www.akademiaeshkencavevedike.com