SHKENCA E SHËRIMIT 5000 VJEÇAR

Ayurveda

Ayur (jetë) dhe Veda (shkencë) është disiplina e cila përfshin yogan, meditimin, mantra, pranayama, terapi holistike, pancha karma, dieta, masazh, terapinë e gurëve të çmuar, aromaterapi, terapi e ngjyrave, natyropati dhe shumë metoda të tjera holistike për të mundësuar shërimin e trupit dhe mëndjes duke e harmonizuar atë me natyrën.
Per te kuptuar Ayurveden, eshte e rendesishme qe te studiohet fillimisht natyra, filozofia dhe kendveshtrimi njerezor. Ayurveda ndryshon nga pikpamja moderne e te perceptuarit te botes, c’ka ndesh me principet e saj dhe nuk mer vleresimin e duhur. Ajo bazohet ne nje kozmologji specifike, ne botekuptimin e vecante te evolucionit kozmik dhe qellimit te jetes, tema te cilat ndeshen edhe ne sistemin e Yoges.

Zanafilla e Ayurvedes eshte sistemi Yogik, i cili shpalos idete dhe principet e gjera permes se ciles mund te kuptohet Ayurveda.
Tradicionalisht, Ayurveda perbehet nga tete degezime (ashtanga) te cilat shpalosin sistemin dhe temat perberese. Ndonese aspekti i saj kirurgjikal eshte zevendesuar nga mjekesia alopatike, edhe mjeket e Ayurvedes vazhdojne te kryejne disa nderhyrje te vogla kirurgjikale.

Aspekti i saj psikologjik i cili nderlidhet me Yogen dhe meditimin eshte nenvleresuar ne te njejten menyre, por sefundmi ne boten perendimore aty ku mjekesia mendje-trup esht e njohur eshte duke fituar popullaritet. Me ate c’ka ofron Ayurveda rendesia e saj eshte teper e madhe, madje ajo perben komponentin kryesor ne mjekesine holistike boterore qe po zhvillohet akoma me shume ne ditet e soteme, tejet e rendesishme per shendetin dhe planetin.
Ayurveda thekson se gjithsecili prej nesh eshte nje kombinim unik tre faktoresh Doshat, Gunat dhe Karmat ndaj te cileve ofrohen praktika dhe terapi specifike.

PER TË MËSUAR MË TEPËR RETH AYURVEDAS ZBULO KURSIN “MJEKËSIA AYURVEDIKE” DHE SPECIALIZOHU SI “AYURVEDIC LIFE-STYLE CONSULTANT” ME EKSPERTIN MË TË NJOHUR NË BOTË NË FUSHËN E YOGAS DHE AYURVEDAS DR. DAVID FRAWLEY https://www.akademiaeshkencavevedike.com/kurs-online-i-certifikuar-mjekesia-ayurveda-popullore-alternative-holistike-dr-david-frawley-yoga-meditim-life-style

AKADEMIA E SHKENCAVE VEDIKE

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *