Ghee Gjalpë Medicinal Ayurvedic Përgatitja dhe Perfitimet

Asnjë produkt tjetër ushqimor nuk është diskutuar më shumë se sa ghee. Me hulumtimet e bëra ndër vite, është zbuluar se në vend që të dëmtojë trupin, ghee është ushqimi më i dobishêm për ju. Rezulton se gjyshet tona kishin të drejtë në gatimin e ushqimit në ghee dhe duke e shtuar atë në tasat tona me dal në avull dhe oriz. Në shkrimet e shenjta, ai është barazuar me ar. Duke marrë parasysh përfitimet e tij të mahnitshme, paraardhësit tanë e dinin vlerën e vërtetë të ghee!

Më poshtë do të njiheni me përfitimet e mahnitshme të ghee:

  1. Ka yndyrna të shëndetshme

Hulumtimet vërtetojnë se ghee përmban sasi të ulët të yndyrës. Ka yndyrna të shëndetshme që e bëjnë atë të shtojë kolesterolin e mirë në trup. Ghee nuk shkakton sëmundje të zemrës si format e tjera të yndyrës.

  1. Ndihmon sistemin tretës

Konsumimi i ghee është i lidhur fort me promovimin e sistemit intestinal të shëndetshëm. Në kohët e lashta, paraardhësit tanë konsumonin një lugë ghee para çdo vakti. Falë saj funksioni i zorrëve u stabilizua dhei shanset për ulcerat dhe kancerin u minimalizuan.

  1. Forcon sistemin imunitar

Ghee është i pasur me Acid Butirik, i cili ndihmon trupin në prodhimin e qelizave T që luftojnë sëmundjet. Gjithashtu, lexoni 7 zakone për të rritur imunitetin

  1. Burimi i Vitaminave Esenciale

Ghee është i pasur me vitaminat A dhe E që nevojiten për një mëlçi të shëndetshme, hormone të balancuara dhe fertilitet.

  1. Anti-inflamator dhe Anti-kancer

Ghee ka acid butirik, i cili është një përbërës kundër kancerit. Antioksidantët e pranishëm në të e bëjnë atë anti-inflamator.

  1. Ndihmë për intolerancën ndaj laktozës

Ghee nuk ka laktozë. Nuk shkakton alergji tek ata që vuajnë nga intoleranca ndaj qumështit ose kazeinës.

  1. Trajton djegiet

Ghee është një nga kozmetikët dermatologjikë më të sigurt. Është miqësor ndaj lëkurës dhe ndihmon në trajtimin e djegieve.

  1. Lëkurë e shëndetshme

I pasur me antioksidantë, acide yndyrore dhe një zbutës natyral, ghee ju ndihmon në ruajtjen e lëkurës së shëndetshme duke bllokuar lagështinë, duke përmirësuar riparimin e lëkurës, duke trajtuar çarjet dhe duke zbutur lëkurën. Ky është gjithashtu një nga përfitimet tradicionale të njohura të ghee.

 Përgatitja e Ghee në kushte shtëpiake:

  • Në një enë vendos gjalpin organik dhe lëre të shkrijë në temperaturë mesatare.
  • Mbasi gjalpi të shkrijë ul temperaturën duke e lënë atë në sasi të ulët. Në sipërfaqe do të shihni një shtresë shkumbore, gjë e cila është krejt normale. Për të parandaluar djegien trazoheni në mënyrë të vazhdueshme. 
  • Mbas 10-15 minutash shkuma do të largohet dhe precipitojë në formën e topave të bardhë në fund të enës. Vazdhoni të trazoni masën herë mbas here për të parandaluar djegien. Ka raste kur në siperfaqë sërsht ka shkumë edhe atëherë kur pjesa solide precipiton.
  • Deri në këtë fazë gjalpi ka ngjyrën e tij transparente ose të verdhë të hapur. Më tej ngjyra nis të errësohet, gjalpi shpërndan aromë dhe tinguj kërcitës. Ktu trego kujdes pasi mund të digjet. Në këtë pikë është e rëndësishme të vazhdojë gatimi i tij pasi shumë kanë prirjen të mos e gatuajnë mjaftueshëm. Në momentin kur ngjyra e tij shndërrohet në kafe largoheni menjëherë nga zjarri. 
  • Lëreni të ftohet dhe çdo pjesë solide të tij të precipitojë në fund të enës. Mbas 10 ose 15 minutash kullojeni me anë të një kulluese metalike në një enë prej xhami kapaku i së cilës siguron izolim të plotë. Mbetja solide në kulluese hidhet. Nëse Ghee është gatuar mjaftueshëm ai mund të rezistojë për periudha jashtëzakonisht të gjata jashtë frigoriferit por nëse mbas dhjetë ditësh ose dy javësh fillon të zërë myk kjo tregon se nuk e keni gatuar mjaftueshëm. Për përdorim medicinal rekomandohet që ai të mos mbahet në frigorifer.

Për të zbuluar universin shërues përmes gjithçkaje ofron natyra studioni kursin tone online “Ayurvedic Healing”.https://www.akademiaeshkencavevedike.com

Për tu updatuar me publikimet e rradhës bëhu pjesë e komunitetit tonë në blogun e Akademisë së Shkencave Vedike https://www.akademiaeshkencavevedike.com/yoga-ayurveda-medititmi-ushqim-diete-lifestyle-anemi-tiroide-kurs-online