MANTRA SI TERAPI SHËRUESE E AYURVEDAS

Mantrat jane tinguj tepër të fuqishëm me fuqi vibratore. Këto tinguj njihen si rrokje të shenjta, rrënjë ose mantra bixha. 

Simbas sistemit Vedik, i gjithë krijimi është një simfoni tingujsh dhe ne jemi pjesë e pandashme e saj.

Tingulli është shqisa e cila i përket elementit ether. Elementi i cili korespondon me tingullin është elementi ether i cili konsiderohet si gjeneza e të gjitha dukurive natyrore. Tingulli ka fuqinë të kontrollojë të gjitha veprimtaritë dhe krijesat e universit. Vetë universi është simfoni tingujsh të ndyshëm.

Përmes tingullit mundësohet ekuilibrimi i mëndjes si dhe ndryshimi struktural i saj në rast disbalanci. Përkthimi i fjalës “mantra” do të thotë instrument i mëndjes ose mbrojtës i saj. 

Vëndi që mandrat zënë në psikologjinë e Yogas është tejet i rëndësishëm. Ato përdoren për trajtimin e çrregullimeve të ndryshme qofshin ato fizike apo psikologjike. Simbas saj kto lloj çrregullimesh vinë si rezultat i disbalancës së krijuar në energjinë e mëndjes. Që të vendoset ekuilibri duhet që personi të përdore mantra me cilësi të kundërta me problemet e individet.

Ndryshe nga ekzaminimet moderne të cilat trajtojnë në mënyrë sipërfaqësore problemin duke e bërë individin që vëmëndjen e tij ta drejtojë në emocionet e ndryshme që ai vetë përjeton mantrat e bëjë këtë pa pasur nevojën e ndëhryrjeve të komplikuara.

Mantrat ndihmojnë në ekuilibrimin e Pranava, Texhave, Oxhave si dhedoshave Vata, Pita dhe Kafa. E gjitha kjo bëhet e mundur nëpërmjet Pranas, Sadhakas dhe Tarpakas. 
Mantrat harmonizojnë qelizat nervore (majja dhatu), pastrojnë nervat dhe kanalet subtile (nadit) nga toksinat. 
Shtojnë kreativitetin dhe përqëndrimin. 
Konsiderohen si asana për mëndjen (postura yoge), si një element i rëndësishëm për ushtrimin e saj dhe shtimin e krijimtarisë. 
Ayurveda i konsideron mantrat si pjesa më e rëndësishme e terapisë spirituale dhe mentale.

Mantrat më të rëndësishme që përdoren gjatë terapisë së mantrave përbëhen nga një rokje, njohur ndryshe si mantrat bixha ose tungujt fillestarë. Ata mbartin sasinë më të madhe të Pranas. Ndyshe emërtohen si « Mantrat Shakti ».

  • OM: OM është mantra kryesore. Ajo përfaqëson Fjalën Hyjnore. Energjizon dhe fuqizon gjithçka. Ndaj dhe të gjitha mantrat nisin dhe përfundojnë me OM. Qetëson mëndjen, çbllokon kanalet dhe shton Oxhat. OM është tingull shumë i rëndësishëm shërues. Tingulli i afirmimeve i cili rizgjon forcën jetike pozitive (Pranan), duke  bërë të mundur shërimin.
  • RAM: zbret dritën mbrojtëse dhe mirësinë Hyjnore. Jep forcë, qetësi, paqe dhe ndihmon në rastet e sasisë së lartë të Vatas si dhe çregullimeve mendore. Përfshihen këtu pagjumësia, ëndrrat e këqija, nervozizmi, ankthi, frika dhe mankthi. Ajo ndihmon në fuqizimin e Oxhave dhe sistemit imunitar. 
  • HUM: mban larg influencat negative qofshin kto patogjenë që shkaktojnë sëmundje, emocione negative apo magji e zezë. Konsiderohet si mantra më efikase për rizgjimin dhe aktivizimin e Agnit, zjarrit tretës. Ndihmon për eleminimin e Amas (toksinave) dhe pastrimin e kanaleve. Shton Texhat dhe aftësinë perceptuese të mëndjes. https://www.youtube.com/watch?v=BY-_3OJsosw

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *